TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas takimit të lamtumirës me ambasadorin në ikje të SHBA, Donald Lu, vjen një mesazh nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, ndërsa e cilësoi atë partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.”, shkruan Basha në Twitter.
Pasi takoi Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ambasadori Lu iu drejtua paraditen e sotme selisë blu, për t’u përshëndetur edhe me kryedemokratin Basha. Takimi në fjalë zgjati rreth 1 orë e gjysmë.
Kujtojmë se Lu vijoi mandatin e tij për 4 vite në Shqipëri, ndërsa tashmë do të zëvendësohet nga
Kathleen Ann Kavalec.