TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
VIDEO:
Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me ish ministren e mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me fikjen e radarëve gjatë operacioneve kundër trafikut të drogës. Sipas Hoxhës, në një operacion në Gusht të vitit 2017, gjatë ndjekjes së një mjeti lundrues, radarët janë fikur nga qendra.
"Në 7 Gusht 2017 ka patur një operacion për të kapur një mjet lundrues në det. Në vijim të operacionit, radari është fikur, dhe policisë nuk i ka ardhur asnjë informacion se ku humbi mjeti. Nga hulumtimi që ka bërë policia, rezultoi se sinjali u ndërpre në qendër. U tha se u bë nga inxhinieri i firmës mirëmbajtëse, sepse u tha se kishte një objektiv fallco.”- u shpreh Hoxha.
Ish ministrja Kodheli ka thënë se nëse të dhëna të tilla ekzistojnë, duhet ti hetojë prokuroria. Sipas saj radarët nuk mund të fiken teknikisht.
“Në informacionin e fundit që kam, radarët janë 98% në gadishmëri. Radarët, nuk mund të fiken teknikisht”, u shpreh Kodheli për emisionin Të Paekspozuarit.
/TPZ.AL/