TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Borusia Dortmund ka ngecur në ndeshjen e radhës të kampionatit gjerman teksa nuk shkoi më shumë se një barazim me rezultatin 2-2 ndaj Eintrahtit të Frankfurtit.
Edhe pse kaluan dy herë në avantazh, verdhezinjtë nuk ia dolën ta ruanin duke lënë dy pikë të rëndësishme.
Kështu, Dortmundi kaloi në avantazh prej minutës së 11 të pjesës së parë, falë golit të mesfushorit Aksel Vitsel.
Megjithatë, në minutën e 43, Frankfurti rivendosi baraspeshën me ish-sulmuesin e Milanit, Andre Silva, i cili gjeti golin e parë me fanellën e skuadrës së re. Ndërkohë në fraksionin e pjesës së dytë, Dortmundi ishte i orientuar drejt zonës kundërshtare në kërkim të avantazhit.
Dhe në fakt ia arritën teksa shënuan me Xhejdon Sanço. Por, dy minuta nga fundi, verdhezinjtë shpërdoruan apo më saktë dhuruan pikët për shkak të një autogoli nga Delanej.
Sakaq, minutat e mbetura nuk lejuan shumë mundësi dhe ndeshja përfundimisht me rezultatin 2-2.