AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 00:11

Tirana nuk gjen paqe, tjetër tërmet me magnitudë 3.4 ballë

Një tjetër tërmet është ndjerë në Tiranë, rreth orës 00:03. Sipas laboratorit Sizmiologjik të Universitetit të Athinës, ky tërmet ka qenë i magnitudës 3.4 ballë.

Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe vijojnë të mbajnë qytetarët në panik.

Çfarë duhet të bëni gjatë një tërmeti? 

Duhet të dilni urgjentisht nga banesa. Nëse nuk është e mundur, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse ndërmerrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Futuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar. /TPZ.al/