AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 02:25

Tjetër tërmet në Tiranë dhe Durrës me magnitudë 3.1 ballë, qytetarët pa gjumë dhe në panik

Një tjetër tërmet është ndjerë në Tiranë rreth orës 01:41.  Sipas Laboratorit Sizmiologjik të Universitetit të Athinës, tërmeti ka qenë i magnitudës 3.1 ballë. Ai është ndjerë në kryeqytet dhe në Durrës dhe vijon të mbajë në panik qytetarët.

Pas tërmetit të fuqishëm të ditës së djeshme, sizmiologët kanë paralajmëruar tërmete me magnitudë më të vogël, derisa gjendja të stabilizohet.

Ditën e sotme ka patur mjaft panik tek qytetarët, pas tërmeteve, por edhe si pasojë e disa lajmeve të rreme që qarkulluan në rrjetet sociale.

/TPZ.al/