TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi i rremë i publikuar nga disa portale, se një tërmet i fuqishëm do të binte në orën 23:30, ka alarmuar qytetarët. Shumë prej tyre janë nisur urgjentisht me mjetet e tyre, për t'u larguar nga Tirana, nga frika e tërmetit.
Por, ky ka qenë një lajm i rremë, pasi sipas ekspertëve, tërmetet nuk mund të parashikohen.
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë, pas përhapjes së lajmit, ku sqaron se ky është një lajm i rremë dhe se tërmetet nuk mund të parashikohen dhe personat që kanë krijuar këtë panik do të përballen me ligjin.
“Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rreme mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30. I bëjmë thirrje të gjithë qytetareve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapës paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tille shkencor nga asnjë institucion shkencor. Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale”, njofton ministria e Mbrojtjes.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se “ky është një fake news kriminal për të përhapur panik”. /TPZ.al/
VIDEO:
FOTO: