TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol i Ciro Immobiles në pjesën e parë dhe një tjetër i Adam Marusic në të dytën, rikthyen Lazion te fitorja ,në sfidën e javës së katërt, përballë Parmës në “Olimpico”.
Bardhekaltrit e Simone Inzaghit vinin pas dy ndeshjesh pa fitore në kampionat, që bëhen tre, nëse shton edhe sfidën në Europa League, por mbrëmjen e sotme zhvilluan një takim mjaft të mirë, ndaj një kundërshtari për të mos u nënvlerësuar.
Megjithatë përveç fitores, nuk munguan as “shkëndijat” te skuadra kryeqytetase, teksa në minutën e 63-të Inzaghi vendosi të zëvendësojë Immobilen, por sulmuesi italian nuk e priti aspak mirë dhe reagoi ashpër ndaj teknikut.
Nga ana tjetër, Parma mori humbjen e tretë në katër javët e para të kampionatit, duke treguar se është larg formës që shfaqi një sezon më parë dhe se mbijetesa do të jetë një sfidë e vështirë këtë vit.