TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë, aty ku ka mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 Seviljan. Megjithëse një transfertë delikate për madrilenët, sërish mbrojtja ka bërë një punë të mirë, teksa Sevilja nuk e ka goditur asnjëherë portën kundërshtare.
Në pjesën e parë, Reali ka pasur disa mundësi të mira me anë të Benzema e Hazard teksa, goli është shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi francez (64'). Benzema është kthyer edhe një herë në hero për Realin duke i dhënë skuadrës së Zidan tri pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Reali është ngjitur në vendin e parë së bashku me Atletik Bilbaon dhe secila nga skuadrat numëron nga 11 pikë. Sakaq, disi mbrapa ka mbetur Barcelona që e sheh veten në kuotën e 7 pikëve.