AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 23:12

"Tërmet në orën 23:30", reagojnë autoritetet: Ata që kanë përhapur lajmin e rremë do të mbajnë përgjegjësi penale

"Tërmet në orën 23:30", reagojnë autoritetet: Ata

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë, pas përhapjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale, ku thuhej se një tërmet i fuqishëm do të bjerë në orën 23:30. Ministria sqaron se ky është një lajm i rremë dhe se tërmetet nuk mund të parashikohen.

"Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rreme mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30. I bëjmë thirrje të gjithë qytetareve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapës paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tille shkencor nga asnjë institucion shkencor. Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale", njofton ministria e Mbrojtjes.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se "ky është një fake news kriminal për të përhapur panik".

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/22/termet-i-fuqishem-do-bjere-ne-oren-11-30-kujdes-ne-tirane-po-perhapen-lajme-false-termeti-nuk-parashikohet/