AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 22:12

Policia greke në aksion antidrogë, shqiptari përplas makinat, ja çfarë ndodhi

Policia greke në aksion antidrogë, shqiptari përplas makinat, ja

Një shqiptar tenton t’i largohet policisë greke, përplas disa automjete të policisë dhe në tentativë për t’u larguar, përplaset fizikisht me ta.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria.

Policia greke pikasi 3 automjete, njëri prej të cilëve me targa shqiptare në Selanik. Një prej mjeteve, me drejtues shqiptarin 34-vjeçar tentoi të largohej duke kryer manovra e duke përplasur policinë.

Brenda mjetit policia gjeti 1 kg marijuanë, ndërsa në banesën e drejtuesit edhe 25 kg të tjera. Atij iu sekuestruan edhe 4 çanta që transportohej droga nga kufiri, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë. Në pranga ranë dhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve, 44 dhe 50-vjeç.