AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 00:43

Panuçi: Më pëlqen shumë të punoj në Greqi, pres përgjigjen nga klubi

Panuçi: Më pëlqen shumë të punoj në Greqi, pres

Kristian Panuçi është gati të udhëtojë drejt Greqisë për të vazhduar atje karrierën e tij, e cila deri tani ka dhuruar vetëm etapa zhgënjyese me klube e padyshim edhe eksperiencën e cila nuk la mbresa me Shqipërinë. Ish-trajneri i kuqezinjve është në bisedime me Aris të Selanikut për të marrë drejtimin e klubit grek.

Lajmi i hapur në mediat italiane, është konfirmuar edhe nga vetë Panuçi, i cili është shprehur i gatshëm që të nisë këtë aventurë të re jashtë Italisë, pasi për momentin në “shtëpi” duket se nuk ka interes për të.

“Është e vërtetë që jam në bisedime. Mund të konfirmoj se jam shumë i interesuar që të drejtoj skuadrën e Aris. Më pëlqen shumë që të punoj në Greqi. Por nuk mund t’ju them asgjë më shumë. Po pres të dëgjoj për vendimin që ka marrë klubi”, tha Panuçi duke konfirmuar se është gati për këtë detyrë të re.

Sipas mediave italiane, Panuçi ka akordin parimor me Aris, mbetet vetëm për t’u përcaktuar stafi me të cilin ai do të drejtojë ekipin.