TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe tentoi ta godiste me thikë në banesë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për dhunë në familje.
Sipas policisë, 39-vjeçari me inicialet A. D. u kap në banesë në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu sekuestruan edhe thikën, në cilësinë e provës materiale.
E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 39-vjeçari u arrestua dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.