AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 14:28

Aksidenti tek "Misto Mame", 40 vjeçarja në spital, rrezikon jetën/ Pamje të rënda

Aksidenti tek "Misto Mame", 40 vjeçarja në spital,

Aksidenti tek Misto Mame, 40 vjeçarja në gjendje të rëndë në spital, drejtuesi i mjetit në polici.

Njoftimi i Policisë

Më datë 27.12.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Konferenca e Pezëz", ka një aksident.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulon se:

Në rrugën “Konferenca e Pezëz”, në Misto Mame, mjeti me targë AA 200 PX, me drejtues Enjo Dani, 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren E.B, rreth 40 vjeç, e cila u transportua për në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshm