TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion ku ka prishur një strukturë metalike pa leje në një zonë të Laprakës, që ishte në pronësi të disa të fortëve të zonës.
Konkretisht inspektorët e bashkisë ishin kërcënuar disa herë nga të fortë e lagjes, që janë identifikuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Lajmin e prishjes e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili duket se me Shullazin në qeli është më i çlirët për të qesëndisur "të fortët".
“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.