TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka treguar se Fredi Alizoti, personi i cili akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafaj, njëkohësisht edhe personi që tha pak ditë më par në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e ka manipuluar ai këtë zë.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.
“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.
Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin. “Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por nuk Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.
Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin publik si Alizoti. “Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici.
Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi. Lidhur me video-përgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.