TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kurbinit ka kapur mëngjesin e sotëm 130 gramë marijuanë, 2 kallëpe lëndë plasëse TNT dhe një granatë, ndërsa në pranga ka rënë 34 vjeçari Zef Marku banues në Fushë-Mamurras.
Dyshohet se materialet luftarake janë vjedhur në banesa, servise dhe magazina nga Zef Marku.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kurbinit ka sekuestruar sot një sasi droge, lëndë plasëse, municione luftarake, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre.
Burime zyrtare pohuan se pas hekurave përfundoi Zef Marku, 34 vjeç, banues në Fushë-Mamurras.
Të njëjtat burime sqaruan se komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ushtruan kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme, ndërsa u shoqëruan për verifikim 10 persona.
Ata janë kryesisht persona me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Ndërkohë 34-vjeçarin iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 2 kallëpe lëndë plasëse TNT
– 3 kapsolla elektrodetonatore
– 1 granatë difensive
– 310 fishekë model 56
– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë
– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër
– 20 celularë dhe 3 numra telefoni
– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)
– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)
– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)
– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)
– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.
Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre. TPZ.AL