AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 08:36

Tiranë, vritet me thikë 30 vjeçari, identifikohet autori

Tiranë, vritet me thikë 30 vjeçari, identifikohet autori

Gjatë mbrëmjes së djeshme 30 vjeçari Holti Hajdari është vrarë me thikë në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, Tiranë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar 25 vjeçar me iniciale M.S.

Autori e ka goditur disa herë me thikë viktimën duke e lënë të shtrirë në tokë më pas është larguar. Hajdari është dërguar me urgjencë në spital, fatkeqësisht ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Policia po zhvillon kërkime për kapjen e autorit të vrasjes me thikë në Kombinat.

Njoftimi i policisë:

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij. TPZ.AL