TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur, ka ndodhur në Lezhë.
Burimet e Policisë vendore, bëjnë të ditur se, u arrestua në flagrancë A. P., 47 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, pasi në superstradën Rrëshen-Milot, në Munaz, Mirditë, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, pasagjeren M. P., 57 vjeçe, banuese në Rrilë, Lezhë, si dhe është dëmtuar pasagjerja D. P., 38 vjeçe, banuese në Rrilë, Lezhë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.