TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të rënda do të marri në pyetje sot në pyetje deputetin e PD-së, Ervin Salianji lidhur me audio përgjimin e Agron Xhafaj, ku diskutohej për pazare droge.
Deputeti demokrat do të merret në pyetje si person në hetim në orën 09:30, pasi akuzohet për ‘kallëzim të rremë’.
“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim”-shkruhet në organin e akuzës.
Prokuroria caktoi masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt.
Ndërsa masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është caktuar për gazetarin Jetmir Olldashi , akuzohet për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë Veliu u arrestua dje në Kosovë, pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Pas marrjes në pyetje të Ervin Salianjit priten zhvillime të reja që mund të ndryshojnë dinamikën e ngjarjes. TPZ.AL