AKTUALITET, 12 Tetor 2018, 10:56

VIDEO/ IKMT rrafshon ndërtesat te "Syri i Kaltër"

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon për të dytën ditë radhazi prishjen e ndërtesave pa leje në zonën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë.

Ditën e djeshme pati përplasje midis pronarëve dhe inspektorëve të IKMT-së, pasi u lajmëruan me vonesë. Kjo gjë irritoi pronarët e ndërtesave duke kundërshtuar prishjen.

 

IKMT i lajmëroi vetëm një ditë para për shembjen e objekteve, kryesisht lokale. Bëhet fjalë për 20 ndërtesa të prishura në total.

Siç shihet edhe nga pamjet e IKMT-së vazhdojnë edhe sot aksionin për rrafshimin e ndërtesave në këtë zonë.

syri1syri2syri3syri4syri5syri6syri7syri8

TPZ.AL