TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
‘Vettingu në politikë’, Alibeaj-Shoqërisë Civile: Teatër hipokrizie
Gjatë seancës dëgjimore me shoqërinë civile në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se zhvillimi i kësaj seance ishte “një teatër hipokrizie nga qeveria pasi verdiktin për Vettingun politik ata e kanë marrë”.
Alibeaj i kërkoi Shoqërisë Civile të mos përdoret nga qeveria për qëllime politike.
Deklarata e plotë:
Iniciativa që kemi marrë ne për Vettingun në politikë, është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh plehrash.
Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politik as në përmbajtje as në frymë.
Por ne kemi thënë që është një teatër që po zhvillon komisioni i ligjeve për t’i hedh hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s’duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike.
Do ishte shërbimi më i keq që i bëhet publikut.
Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Por ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gajasmë po konsultohen me juve.
Por për shkak të prezencës suaj e ndjej detyrim t’ju jap një sqarim për përmbajtjen. Vettingu politik është vetting në sistemin gjyqësor. TPZ.AL