TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona dhe shpallur një tjetër në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Policia ka gjetur brenda një makine drogë, armë zjarri tip automatik dhe municione luftarake.
Bëhet fjalë për 23 vjeçarin Shaqir Jeminaj, 18 vjeçarin Hektor Krrashi dhe 42 vjeçarin Bashkim Hysa, të tre banues në Tiranë.
Ndërsa në kërkim është shpallur 32 vjeçari me iniciale E.M, banues po në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Argjinatura’, ndërsa janë arrestuar në flagrancë tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të mjetit të tyre, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
– Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.
– Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
– E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.
Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike.
Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”
– armë zjarri automatik
– 3 krehëra metalik arme zjarri
– 442 fishekë arme zjarri Model 56
– 129 fishekë arme zjarri Model 54
– automjet Mercedez Benz
– 3 aparat celular
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. TPZ.AL