TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të japi dëshmi në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 12:00 për Xhisiela Malokun, vajzën që u dhunua nga djali i deputetit socialist dhe u publikua nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu.
Gjithashtu Basha pritet të japi deklarimin e tij, pasi është akuzuar nga deputeti socialist, Taulant Balla për “kallëzim të rremë e shpifje”.
Ditën e djeshme Balla akuzoi se Lulzim Basha së bashku me ish-oficerin e policisë Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, ndërtuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.
Sipas ish-nënkomistarit ngjarja ndodhi në momentin kur ky i fundit tentoi të arrestonte djalin e deputetit socialist Rahamaj Rajës, i cili ishte denoncuar për dhunë nga ish-e dashura e tij Xhisiela Mloku. TPZ.AL