TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm gjatë ditës së djeshme krimi i ka marrë jetën 5 personave në vend, duke rritur kështu ndjeshëm pasigurinë dhe frikën në radhët e qytetarëve. 3 persona, 2 prej të cilëve punonjës të Bashkisë humbën jetën në Shëlli të Matit për shkak të një konflikti me Kujtim Koxhajn, i cili ka qenë njëherësh dhe kryeplak i zonës dhe kreu i PS-së.
Pas një konflikti mes punonjësve të Bashkisë dhe 51-vjeçarit, ky i fundit është larguar drejt banesës për të marrë armën dhe më pas ka shkaktuar një masakër të vërtetë në lokalin ku punonjësit e Bashkisë ishin duke ngrënë drekën.
Viktimat u identifikuan si Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, si dhe një tjetër person mbeti i plagosur. Autori u arrestua pak orë pas ngjarjes nga ana e policisë, ndërsa dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka kryer krimin e rëndë. Ai ka kërkuar që punëtorët e bashkisë ta favorizonin atë, duke i shtruar rrugën deri në hyrjen e banesës së tij.
Ndërkohë që jo më pak e rëndë ka qenë ngjarja e ndodhur rreth orëve të vona të pasdites në Babrru. Fillimisht u raportua se një vajzë e mitur kishte ndërruar jetë në spital, ndërsa më vonë u konstatua se ajo ishte me plagë thike në trup.
Dyshimet e policisë janë se mund të jetë qëlluar nga e ëma, po zbardhja e ngjarjes bëhet e vështirë për shkak se anëtarët e familjes ishin shurmemec, dhe duhet ndihma e ekspertëve për të komunikuar me ta. Policia ndërkohë mbetet ende pa një njoftim të zgjeruar për ngjarjen.
Ndërkohë që viktima e pestë është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames, ku një i ri i identifikuar si Olti Hajdari është masakruar me thikë dhe është lënë gjatë në rrugë, pa marrë ndihmën e parë mjekësore.
Edhe pse u transportua për në spital 30-vjeçari nuk ka mundur që t’iu rezistojë plagëve të marra. Dyshimet e policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, edhe ose duhet thënë se ende nuk është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :
– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Edhe pse ditët e fundit numri i vrasjeve, sidomos atyre të mbetura pa autorë është rritur ndjeshëm në vend, kryeministri dhe ministri i brendshëm kanë preferuar që ngjarjet ti trajtojnë si statistikë, po duket se nuk i kanë bërë mirë llogaritë duke shtuar dhe përgjakjen e ditës së djeshme.