TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar sot Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka shkelur ligjin për mënyrën se si ka organizuar mbledhjet e saj.
Vasili e ka quajtur si veprimtari aventureske qëndrimin e KLP-së, ku sipas tij dispozitat ligjore mbi të cilat vepron ky institucion janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë. KLP në mënyre skandaloze shkel ligjin e funksionimit te vet.
S’ka mundësi qe askush të pranojë e të legjitimoje ketë veprimtari aventureske te KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi:
Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).
KLP te ndalet dhe te mos thellohet ne paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve te reja.
Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmerinë është antireforme dhe atentat ndaj shtetit ligjor. KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN !!!”, shkruan Vasili.