TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes shumë liderëve, ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Ka qenë vet Meta që ka publikuar në ‘Facebook’ një foto me Haradinajn, takimi i të cilëve është bërë në New York.
“Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë.????”, shkruan në ‘Facebook’ Meta. Presidenti Meta mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku të pranishëm ishin edhe shumë liderë botërorë.