TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas zhdukjes për disa ditë është shfaqur presidenti i Interpol, Meng Hong Wei. Përmes deklaratës së sekretarit të tij Meng dha dorëheqjen ndërsa pasardhësi i tij do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 18-21 nëntor.
Vendin e tij deri sa të zgjidhet presidenti i ri do e mbaj pjesëtari më i moshuar në bordin ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jong Yang. Asambleja për zgjedhjen e presidentit të ri do të zhvillohet në Arabinë Saudite në datat 18-21 nëntor.
Ditë më parë ishte njoftuar se Meng është zhdukur dhe se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.
Meng para se të zgjidhej president i Interpolit kishte marrë detyra të rëndësishme në Partinë Komuniste të Kinës. Ai më 29 shtator ishte larguar nga Franca për të vizituar shtetin e tij, Kinën, ndërkaq që nga ajo kohë nuk ka informacion për të.
Ndërsa në një deklaratë të sotme nga Komisioni për Diciplinë dhe Auditim i Qendrës së Partisë Komuniste të Kinës thuhet se Meng, i cili është edhe zëvendës ministër i Sigurisë Publike të Kinës është marrë nën hetime për shkak të dyshimeve për shkelje të ligjeve.
Meng në muajin nëntor të vitit 2016 ishte zgjedhur president i Interpolit. Pas katër vitesh në postin e presidentit Meng rrezikon të burgoset për shkak të akuzave për shkeljeve ligjore. TPZ.AL