BOTA, 5 Tetor 2018, 13:13

Kryen sulme kibernetike, SHBA ndjekje penale për 7 agjentët rus

Kryen sulme kibernetike, SHBA ndjekje penale për 7 agjentët rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur në kërkim shtatë agjentë të Zbulimit Ushtarak Rus (GRU), pasi akuzohen se kanë kryer disa sulme kibernetike në dëm të vendeve perëndimore.

Katër agjentë rusë të akuzuar për hakimim e selisë së e Organizatës për ndalimin e armëve kimike në Hagë janë dëbuar ditën e enjte nga Hollanda.

SHBA po ndjek penalisht shtatë agjentët e rusisë për piraterinë e disa organeve sportive ndërkombëtare, ndër të cilat Agjencia Botërore Anti-Doping, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Federatat Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe Federata e Atletikës (IAAF) apo Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (CAS), si dhe më shumë se tridhjetë organe kombëtare duke përfshirë agjencitë anti-doping kanadeze dhe amerikane. TPZ.AL