TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas cunamit dhe tërmetit që goditi Indonezinë numri i viktimave ka arritur në 384 të vdekur dhe 500 të plagosur, bilanci mund të jetë më i madh pasi ende po bëhen kërkime nga Emergjencat Civile.
Dy ditë pas katastrofës që goditi pjesën qendrore të ishullit Sulawesi, pas dy tërmeteve me magnitutë 6.1 dhe 7.5 dhe cunamit, shkatërrimi është i dukshëm.
Në brigje kanë mbërritur kufomat të cilat besohet se do të jenë më të shumta me kalimin e orëve. Pavarësisht ndihmës, autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit edhe për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë.
Në Palu , në kryeqytetin e provincës, balta është bashkuar me mbetjet e shtëpive të shkatërruara, të cilat së bashku me ujin morën përpara gjithçka pas tërmetit.
Vetëm dy nga shtatë centralet e zonës janë ende në funksion.
Energjia elektrike, uji dhe telekomunikacioni janë të gjitha jashtë funksionit. Qindra trupa janë mbuluar me çarçafëve përgjatë rrugës, ndërsa të plagosurit po mjekohen në shtretër të improvizuar jashtë, sepse të gjitha spitalet e zonës janë shkatërruar plotësisht. Nevoja për shtretër, ilaçe mjekësore, ushqime është shumë e madhe. TPZ.AL