BOTA, 6 Tetor 2018, 10:16

Tërmet 4.8 ballë në Itali, qytetarët: Ishte tmerr!

Tërmet 4.8 ballë në Itali, qytetarët: Ishte tmerr!

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka tronditur mëngjesin e sotëm rreth orës 2:34 Catanian në Itali.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale por edhe plagosjen e disa personave. Emergjencat Civile kanë ndërhyrë për të dërguar të plagosurit në spital. Shumë italian në Catania e kanë kaluar natën jashtë për shkak të frikës nga ndonjë tërmet tjetër.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Santa Maria di Licodia. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 9 km.

“Në katin e nëntë ishte e tmerrshme, ai tundte gjithçka”.

‘’Isha duke fjetur dhe shtrati po më shtyhej të paktën 10 cm, po dridhesha nga frika”.

‘’U hodha nga shtrati duke menduar se dikush po më lëvizte dhomën”.-treguan qytetarët.

Disa nga qytetarët tregun momentin e rënies së tërmetit, ata tregojnë se lëvizte gjithçka, ndërsa pjesa tjetër thonë se ishin duke fjetur dhe gjithçka ndodhi në papritur.TPZ.AL