BOTA, 27 Shtator 2018, 10:17

VIDEO/ Momenti kur Mogherini refuzon çajin e zyrtarit rus

VIDEO/ Momenti kur Mogherini refuzon çajin e zyrtarit rus
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nuk ka pranuar një filxhan me çaj të cilin ia ka ofruar një zyrtar rus. Ajo ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Kremlinit në New York ku po mbahet Asambleja e Këshillit të Sigurimit, kryesuar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ku është diskutuar për marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian. Njëri prej zyrtarëve rusë, derisa po rehatoheshin në ulëse shihet të ketë ofruar çajin drejt Mogherini, të cilin ajo nuk ka pranuar.