BOTA, 2 Tetor 2018, 11:30

Juncker: Mjafton kriza greke, nuk duam të njëjtën gjë në Itali

Juncker: Mjafton kriza greke, nuk duam të njëjtën gjë

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka deklaruar se pas kapërcimit të krizës financiare në Greqi nuk duhet edhe një tjetër në Itali.

‘Pasi kemi kapërcyer krizën greke nuk do të donim të njëjtën krizë në Itali, një krizë si ajo e Greqisë është e mjaftueshme’, shpjegoi Juncker.

“Nëse Italia dëshiron një trajtim të posaçëm shtesë, kjo do të nënkuptojë fundin e euros. Duhet të jemi shumë të rreptë”-tha Juncker.

“Italia po largohet nga objektivat buxhetore që kemi miratuar së bashku në nivel evropian”-përfundoi Juncker. TPZ.AL