BOTA, 6 Tetor 2018, 13:45

Paralajmëron admirali amerikan: Rusia po shton nëndetëset, kërcënim për SHBA dhe NATO

Paralajmëron admirali amerikan: Rusia po shton nëndetëset,

Admirali amerikan James Foggo ka paralajmëruar se Rusia po sfidon ushtrinë e SHBA dhe NATO-s në Atlantik dhe në Mesdhe, pasi po rrit numrin e nëndetëseve.

Foggo që udhëheq komandon e NATO-s në Napoli, zbuloi para gazetarëve se Rusia po investon në flotën e nëndetëseve për të krijuar një kërcënim asimetrik nda SHBA dhe NATOS-s.

Përderisa marina ruse e di se nuk mund të konkurrojë me numrin e transportuesve të avionëve dhe anijeve të tjera ushtarake, Foggo tha se “ata kanë vazhduar të bëjnë kërkime, të zhvillojnë dhe të rikapitalizojnë fushën nënujore”.

Foggo tha po ashtu se ai është i shqetësuar që nëndetëset ruse mund të lëshojnë raketa të tipit Kalibr, dhe “nëse ato lëshohen nga çdo det në Evropë… mund të arrijnë në çdo kryeqytet evropian.

Ai tha se Rusia momentalisht ka gjashtë nëndetëse në Detin e Zi dhe në Detin e Mesdheut Lindor. TPZ.AL