TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar 46 vjeçarin Redoine Faid, gangsteri i famshëm francez që u arratis për herë të dytë me helikopter në 1 korrik.
Faid ishte personi më i kërkuar në Francë, ai u arrestua në pjesën veriore të Parisit ku ishte fshehur në shtëpinë e vëllait.
46 vjeçari francez është tifoz i filmave të gangsterëve, të cilët i krediton duke i mësuar se si të largohen nga bastisjet.
Ai u arrestua fillimisht në vitin 1998 për grabitje të armatosur. Më 1 korrik zhvilloi arratisjen e dytë.
Ai u largua nga një burg në Réau, në juglindje të Parisit, i shoqëruar nga tre burra të armatosur rëndë që hynë në dhomën e vizitorëve.
Pastaj, e morën me një helikopter të marrë peng dhe u larguan.
Faid është duke vuajtur një dënim 25-vjeçar pas një grabitjeje ku mbeti i vrarë një polici në vitin 2010.
Ne do ta vendosim atë në një strukturë të sigurisë së lartë ku do të vëzhgohet shumë afër”.-Deklaroi
Ministri francez i drejtësisë, Nicole Belloubet. TPZ.AL