BOTA, 30 Shtator 2018, 09:20

Trump: 'Jam dashuruar me Kim Jong-Un'

Trump: 'Jam dashuruar me Kim Jong-Un'

Me liderin koreano-verior Kim Jong-Un ’jemi dashuruar’. Është kjo deklarata e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një diskutimi me mbështetës të tij në West Virginia, citon CNN.

‘Jo vërtet-ka thënë Trump-Ai më ka shkruar letra shumë të bukura dhe ne jemi dashuruar’.

Në 12 qershor në Singapor është zhvilluar takimi i parë historik mes Trump dhe Kim si pjesë e tentativës së presidentit për të shtyrë regjimin koreano-verior në çarmatimin bërthamor.