BOTA, 7 Tetor 2018, 08:43

Juncker-Italisë: Respektoni paktin e dakordësuar

Juncker-Italisë: Respektoni paktin e dakordësuar

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka kritikuar Italinë për shkak të krizës ekonomike. Sipas Juncker problemi i ekonomisë Italiane nuk krahasohet me Greqinë por është në situatë të vështirë.

“Nuk i takon Komisionit por politikanëve italianë që të ndryshojnë masat për të mundësuar që Italia të qëndrojë brenda objektivave të bilnacit të dakordësuar”, shpjegoi Juncker në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Der Standard”.

“Nëse të gjithë do të kërkonin një përjashtim nga rregullat atëherë euroja do të ishte në rrezik”, tha presidenti i Komisionit Europian.

Juncker kërkoi nga Italia të ndryshojë masat për të qëndruar brenda objektivave të bilancit të dakordësuar. TPZ.AL