AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 22:02

U kap me 18 kg kanabis, dënohet me burg shoferi shqiptar në Austri

U kap me 18 kg kanabis, dënohet me burg shoferi shqiptar në Austri

Një shqiptar 30-vjeçar u dënua nga gjykatat e landit të Klagenfurtit në Austri me tre vjet e gjysmë burg.

Trafikanti shqiptar u arrestua në muajin shtator, teksa u kap me 18 kg kanabis, të cilën ai po e sillte me makinën e tij nga Italai në drejtim të Austrisë.

I pandehuri e pranoi fajin, duke sqaruar edhe rrethanat pse ai e ndërmori udhëtimin fatal.

Sipas asaj që raporton, gazeta “Kurier”, ai kishte njohur një person në Shqipëri që i kishte ofruar 5 mijë euro për të transportuar drogën, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të shoferit.

Ai e mori drogën në Venecia, duke e futur atë në qese të zeza, por gjatë një kontrolli në kufi, në Thorl-Maglern, policia austriake ia gjeti dhe e arrestoi.

Sipas ligjit austriak, gjykata mund ta dënojë një trafikant droge deri në 15 vjet burg.

/TPZ.Al/