TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, reagoi me një status ironik në lidhje me një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha në emisionin “360gradë”, se nëse ka pasur tentativë për të vrarë Lulzim Bashën, pas tij fshihej Edi Rama.
Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu shkruan se ka dy ditë që vret mendjen për të gjetur arsyen se pse Rama duhet të vriste kreun e opozitës dhe se nuk ka gjetur një të tillë.
REAGIMI I NDREUT
Kam 2 dite e nete qe vras mendjen per te gjete arsyen perse Rama duhet te vriste Lulin (sipas Berishes kjo ) e se gjej dot qe se gjej ! Zot na ruj se ne kanun se kemi pase zakon me shti ne gra e ne femije, por kushedi Saliu e ka harru !