AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 19:21

Duan t’i dëbojnë nxënësit shqiptarë, mësuesit francezë ngrihen në mbrojtje të tyre

Duan t’i dëbojnë nxënësit shqiptarë,

Dy nxënës të shkëlqyer shqiptarë, motër e vëlla, Misena dhe Mirsen Meti, përkatësisht 18 dhe 16 vjeç, rrezikojnë dëbimin nga Franca, por në mbrojtje të tyre kanë dalë liceistët dhe mësuesit e dy shkollave “Jean-Guehenno” dhe “Dupuy-de-Lome” në Lorient.

Ata i kanë kërkuar prefekturës të mos e largojnë familjen e tyre nga toka franceze, madje kanë hartuar edhe një peticion në portalin e njohur Change.org, të quajtur “Refuzojmë dëbimin e Mirsenit, Misenës dhe nënës së tyre”.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja Ouest-france.fr, që thekson se, prej një muaji familja Meti ka marrë një urdhër dëbimi.

“Mirseni na ka provuar se ka një dëshirë të madhe, për t’u integruar dhe ka një respekt të madh përkundrejt vendit mikpritës”, tha një shok klase i shqiptarit, Tristan Albaser.

TPZ.Al