TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria numëron rreth 120 mijë bashkëpunëtorë të sigurimit, përgjatë 45 viteve të regjimit komunist.
Shifra pohohet nga Gentiana Sula, drejtore e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, pavarësisht se ajo thekson për “Ora News”, se jo të gjithë janë reale.
Sipas Sulës, e gjithë trupa e Shërbimit diplomatik shqiptar do të verifikohet për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.
“Shërbimi i jashtëm diplomatik dje ka sjellë kërkesën, përmes së cilës ai kërkon të verifikojë të gjithë figurat e shërbimit diplomatik në Ministri dhe shërbimet diplomatike”, tha Sula gjatë një interviste për “Ora News”.
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit ka ngjallur interes të lartë, pasi krimet e komunizmit gjatë 45 viteve të regjimit komunist ishin të shumta.
TPZ.AL