AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 21:19

Shpërndanin drogë dhe paratë i dërgoni me Money Transfer, arrestohen katër shqiptarë

Shpërndanin drogë dhe paratë i dërgoni me Money Transfer,

E kishin shndërruar në një ndërmarrje fitimprurëse nga shpërndarrja e drogës, të aftë të mbulonin të gjithë tregun e Parmës, Itali.

Por, pas hetimeve të bërthamës së karabinierisë ranë në pranga katër shqiptarë.

Sipas gazetës prestigjioze italiane, “La Repubblica”, për ta menaxhuar këtë biznes ishte një 41-vjeçar me inicialet K.A, i aftë të të ndërtonte një rrjet efikas. Ai kishte marrë me qira tri banesa të ndryshme në Parma, përkatësisht në rrugët Pecchioni, Cenni dhe Zarotto

Ai përdorte shpërndarës të rinj në moshë, të cilët vinin direkt nga Shqipëria.

K.A u siguronte atyre një vizë turistike tre mujore. Menjëherë sa ktheheshin ata, zëvendësoheshin nga djem të tjerë për të mos rënë në sy.

Ata shisnin më shumë kokainë, ku një dozë shitej 80 euro grami. Një çmim i lartë për tregun, por kjo, sipas gazetës italiane, edhe për shkak të cilësisë së mirë.

Gjatë operacionit, policia italiane arrestoi një flagrancë tre të rinj

/TPZ.AL/