TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe në Spanjë, trafikantët shqiptarë të drogës janë tepër aktivë.
Portali spanjoll, Elidealgallego.com, bëri të ditur se “Guardia Civil” arrestoi pesë shqiptarë, anëtare të një bande, që vepronte në zonat Vilagarcia de Arousa dhe në Tomino, në provincën Pontevedra, dhe po kështu në Santiago de Compostela.
Njërit prej tyre, 39-vjeç, iu gjetën një sasi e madhe parash, nga shitjet e kokainës dhe heroinës. Një tjetër, M.C.V, 42-vjeç, u arrestua në Vilanova, ndërsa D.P (39 vjeç) në Asturia.
“Bëhët fjalë për një operacion, ku u kapën 1.7 kilogram heroinë dhe katër kilogram kokainë”, tha Santiago Villanueva, një përfaqësie i qeverisë në Galicia.
TPZ.AL