AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 17:18

Fevziu e fton në emision, Felaj e shan “plehrë”. Zbulohen mesazhet e deputetes socialiste

Fevziu e fton në emision, Felaj e shan “plehrë”. Zbulohen

Edhe pse bashkëbisedonte me një fjalor të zgjedhur dhe me shumë etikë për ta dëgjuar audienca televizive e emisionit “Opinion”, në ekranin e celularit të deputetes socialiste, Ermonela Felaj, një ish-ministre në qeverinë “Rama I”, kishte një tekst përbuzës ndaj gazetarit Blendi Fevziu.

Në “Opinion” dje debatuan për kryeprokuroren e re. Të ftuar ishin Enkelejd Alibeaj, Shkëlqim Gjata, Ermonela Felaj dhe Mustafa Nano. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dy foto ku ish-ministrja komunikon me bashkëshortin e saj në "WhatsApp".

Nga ajo që duket në foto, Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi (Bledar Velikaj), shajnë gazetarin Blendi Fevziun.

Ermonela Felaj: He me se drejton si plehre ky

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se fevziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot

Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në WhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore).

GSH.AL

[gallery ids="42203,42202"]