AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 17:35

Fajësoi edhe Lu-në për dhunën në Kuvend, reagimi i ambasadës amerikane ndaj deputetes

Fajësoi edhe Lu-në për dhunën në Kuvend, reagimi i

Ambasada amerikane në Tiranë thotë se e ka marrë letrën e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, dërguar një ditë më parë në lidhje me dhunën në Kuvend që u pasua me një deklaratë nga ambasada.

Në përgjigjen për Ora Neës, zëdhënësi i kësaj ambasade Ryan Roberts konfirmoi se ambasadori Lu e ka marrë letrën e saj dhe ka biseduar me deputeten, duke rishprehur edhe një herë qëndrimin se ambasada dënon dhunën pavarësisht nga vjen.

“Ambasadori Lu e mori dhe e lexoi letrën e Znj. Mehmetaj. Po ashtu pati mundësinë të bisedonte me Znj. Mehmetaj dhe të shihte pamjet të cilave ajo i referohet në letrën e saj. Ritheksojmë se Ambasada e SHBA dënon me forcë dhunën që ndodhi gjatë protestave. Theksojmë se dhuna, pavarësisht nga vjen, nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim.