AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 11:27

VIDEO/“Policia dhe INUK i masakruan fëmijët personit që qëlloi me këpucë Ramën”

Kryeministri Rama u qëllua dje me këpucë teksa ndodhej në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e policisë që u plagosën nga përplasja me protestuesit para Kuvendit.

Personi që qëlloi me këpucë kreun e qeverisë u shoqërua menjëherë nga forcat e policisë që ndodheshin aty.

Sipas një banori të Unazës së Re, i cili u prezantua si Lutfi Kastrati dhe ishte i pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ai rrëfeu se personi që qëlloi Ramën me këpucë ishte punonjës i administratës ndërsa policia dhe punonjësit e INUK-it i kishin terrorizuar familjen dhe dhunuar fëmijët.

Ai tregoi disa foto ku thotë se babai ka vajtur në spital në datën 15 nëntor për të marrë kartelën e fëmijëve në spital pasi ishte zhdukur.

“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta cuar cështjen në gjykatë.” – tha Kastrati.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/297907780819842/

[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/11/rama-1.mp4"][/video]