TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stuhia ‘Nate’ që goditi shtetet e Amerikës Qendrore dhe shkaktoi të paktën 23 viktima në Kosta Rika, Honduras dhe Nikaragua, është shndërruar në një uragan të kategorisë së parë dhe i është drejtuar pjesës jugore të SHBA-ve. Në New Orleans, Alabama dhe Louisiana kanë filluar menjëherë evakuimet, për të shmangur dëmet në njerëz, para se uragani të mbërrijë në brigjet amerikane, në orët e para të së dielës.
‘Nate’ nuk është një uragan i fortë si ‘Maria’ dhe ‘Irma’, të cilat goditën SHBA-të muajin e kaluar, por pritet të sjellë erëra të forta dhe shumë rreshje. Guvernatori i Louisiana-s John Bel Edwards ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa deklaroi se rreth 1000 trupa janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve që do të preken nga pasojat e uraganit.
New Orleans goditet sërish nga një uragan, 12 vite pasi u shkatërrua nga uragani i fuqishëm ‘Katrina’, i cili solli pasoja katastrofike për vendin.