AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 10:59

“Toyota Yaris”, avokati i Bashës: Taulant Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë

“Toyota Yaris”, avokati i Bashës: Taulant Balla ka hallin e tij

Pas seancës gjyqësore ku Taulant Balla akuzon Lulzim Bashën për shpifje lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”, ka folur para gazetarëve avokati i kryedemoktarit.

Avokati Gazmet Bardhi tha se Basha është tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor, i cili u mbajt në gjykatë për rastin “Toyota Yaris”.

Sipas avokatit, Basha së vijon t’u qëndrojë deklaratave të bëra publike për rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, të cilat u kapën muaj më parë në Durrës.

Deklarata e plotë:

Procesi sot ishte një seancë pajtimi, ne shprehëm se i qëndrojmë të gjithë atyre që kemi deklaruar në fillim. Zoti Basha është në proces, nëpërmjet avokatëve të tij.

Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë. Basha iu qëndron të gjithë deklaratave të bëra në publik. Ky është një proces ligjor dhe do të ndjekim çdo hap ligjor, që ne e përfaqësojmë.

Në dijeninë time prokuroria e ka marrë atë material. Sigurisht është detyrë e prokurorisë, se në gjykimin tim e dinë se kush është Alizoti. Sigurisht detaje mbi këtë video nuk disponoj, sepse nuk kam materiale shtesë. Kjo çështje do të zgjidhet dhe e vërteta do të dalë pa diskutim.

Pavarësisht se kryeprokurorë e prokurorë nuk ka, por Edi Rama është prokuror në mëngjes dhe prokurorët e komanduar prej tij vendosin në darkë për zbatimin e urdhrave. TPZ.AL