TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të videos ku shfaqet Fredi Alizoti, personi i cili ka imituar zërin e Agron Xhafaj ka ardhur reagimi i ish-ministrit Ylli Manjani.
Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shkruan se dëshmitari kyç i qeverisë e prokurorisë u menderos, ndërsa prapë doli Taulant Balla dhe me të drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
“Me siguri do thonë që “video është montazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!
Çdo bëjnë?! Prapë ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?”-Deklaron Manjani.
Postimi i plotë:
Po tani?!
Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!
Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.
Ju doli prapë Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu…
Tani çdo thonë?!
Me siguri do thonë që “video është montazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!
Çdo bëjnë?! Prapë ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?
E di çfarë? Më mirë të ekspertojnë kokat e tyre. Të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë e që u ushtojnë nëpër veshë…
Të vizitohen më mirë e të marrin ilaçe se lanë nam nëpër botë duke kërkuar ekspertiza!
Nuk dinë më se ç’thonë! Janë të kapur në flagrancë!
P.s. Se ç’kam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit…
“Manecit na i erdhi goja, Pjetër”- histori e vjetër, por shumë aktuale kjo…
\TPZ.AL/