TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për herë të parë pas publikimit të një video, ku Fredi Alizoti, personi që pretendon se ka aktruar si Agron Xhafaj, pranon se është intimiduar nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe nga vetë deputeti Balla. Kjo dëshmi e Fredi Alizotit, hedh poshtë të gjithë procesin që ka nisur prokuroria, sepse hedh dyshime serioze mbi dëshmitarin ku bazohet prokuroria.
Balla ka thënë se nuk e njeh Fredi Alizotin. Deputeti i PS-se tha gjithashtu se prokuroria duhet të vijojë hetimet për këtë çështje dhe se deri tani e ka bërë mirë punën.
"Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer dhe të vazhdojë hetimin deri në fund edhe për video të tjera. Personat që nxjerrin video nuk duhet t'ia fusin vrapit kur prokuroria shkon të marrë videon", tha Balla, duke iu referuar deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili e shfaqi videon në emisionin "Opinion".
Pas shfaqjes së videos mbrëmjen e djeshme, duket se çështja "Xhafaj", rikethet në pikën zero, pasi nuk ka një ekspertizë ndërkombëtare të qartë për zërin e vëllait të ministrit dhe dëshmitari Alizoti është i diskretituar.
/TPZ.AL/