TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjes së 48 vjeçarit Qemal Alla me profesion fermer, më para ish-kryeplak, kanë dalë detaje të reja rreth ngjarjes së mbrëmshme.
Alla u ekzekutua 100 metra larg banesës nga persona të paidentifikuar, dyshohet se shkak është përfshirja në një konflikt pronësie.
48 vjeçarit i kanë bërë pritë dy persona të armatosur, ata e kanë ekzekutuar me një breshëri kallashnikovi gjatë momentit që kthehej në shtëpi me makinë.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnjë, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte te banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal. Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.
Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Menjëherë pas krimit të rëndë, në vendngjarje mbërritën forca të shumta Policie nga Komisariati i Lushnjës, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier.
Policia vendosin pika të shumta kontrolli dhe krehën zonën për kapjen e dy autorëve. Por, deri në orët e vona, nuk kishte asnjë person të ndaluar si të dyshuar. Grupi hetimor dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si kryeplak, që ka mbajtur para 10 vitesh, kur edhe është përfshirë në zgjidhjen e disa konflikteve pronësie mes fermerëve.
Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të ketë lidhje dhe me dyqanin e fidanishtes dhe mund të jetë vrarë për shkak të konkurrencës.
Janë marrë në pyetje familjarë të viktimës, por ata nuk kanë konfirmuar ndonjë konflikt, çka mund të orientonte Policinë drejt një piste që do t’i çonte edhe në identifikimi e autorëve. Policia bëri të ditur se të dyja pistat mbeten të hapura dhe njëkohësisht po hetohet për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur kohët e fundit 48-vjeçari.TPZ.AL